QKMF në Prizren ofron kontrolle mjekësore pa pagesë

Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, sot kanë ofruar kontrolle të përgjithshme mjekësore (check-up) pa pagesë për sëmundjen e traktit urinar.

Në këto kontrolle janë përfshirë vizita specialistike, analizat laboratorike (CRP, Hemogram, Urea, Kreatinina, Urina, Jonogrami), tumormarkerët (PSA, AFP) dhe ultrazëri i organeve urinare dhe prostatës.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu, tha se analiza e jonogramit po ofrohet për herë të parë nga laboratorin e QKMF-së, ndërsa praktika e kontrolleve check-up pa pagesë do të vazhdojë edhe në të ardhmen për sëmundje e tjera të caktuara.

Për kontrollet check-up të sëmundjes së traktit urinar sot janë paraqitur rreth 80 pacientë.

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit