Në Tiranë sot mbahet tubimi i Metës kundër “grusht-shtetit”

Sot, në orën 17:00 mbahet tubimi i thirrur nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, që siç argumenton ai, ka synim çmontimin e grushtit të shtetit.

Tubimi do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Prej ditësh, kreu i shtetit shqiptar ka publikuar videomesazhe nga bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët janë shprehur se do të marrin pjesë në tubimin e kreut të shtetit në mbrojtje të Kushtetutës.

Edhe partitë politike opozitare, krerët e tyre si Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, pritet të jenë në tubim, pavarësisht se ata pritet të mos flasin.

Presidenti Ilir Meta ka publikuar fakte të reja, që sipas tij vërtetojnë tentativën për “grusht shteti” nga mazhoranca.

Meta e ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se ka tentuar të përvetësojë kompetencat e presidentit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Më Shumë

Nis edicioni jubilar i festivalit “Anadrinia Jehon” në Rahovec

Në Rahovec ka nisur edicioni jubilar i 25-të i Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon”, i cili po zhvillohet me pjesëmarrjen e ansambleve dhe shoqërive kulturo-artistike...

Lumnije Rakaj kandidon për deputete nga radhët e PDK-së

Lumnije Rakaj ka njoftuar kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar...

Lajmet e Fundit