Anthony Joshua do të ketë përballë boksierin bullgar, Kubrat Pulev, në duelin që do të zhvillohet më 20 qershor, në stadiumin e Tottenhamit në Londër.
Boksieri 38-vjeçar nga Sofja, do të jetë sfiduesi i detyrueshëm i britanikut nga kategoria IBF, dhe do ta stifotjë britanikun për titujt IBF, WBA dhe WBO në peshat e rënda, transmeton Insporti
Të dy boksierët ishin paraparë të ndesheshin në vitin 2017, por Pulev atëbotë u tërhoq shkaku i një lëndimi.
Pulev 38-vjeçar është përfshirë nga kontroversitë dhe ‘skandalet’ në të kaluarën. Vitin e kaluar atij iu pezullua licenca e boksit pasi e puthi pa vullnetin e saj një gazetare derisa ajo po e intervistonte.
Nga 5 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 4 super filma të ndryshëm
Boskieri bullgar i peshave të rënda, kishte puthur në buzë gazetaren Jennifer Ravalo pa marrë pëlqimin e saj kur ajo po e intervistonte pas fitores së tij në mars të vitit të kaluar, pas fitores ndaj rumunit Bogdan Dinu.
Momenti që ishte kthyer në ‘skandal’: Pulev duke puthur gazetarën gjatë intervistimit live
Në pyetjen e gazetares: “Nëse Tyson Fury e mposht Tom Schwarzin, a mendon se duhet të kesh një përballje me të?” – ai ishte përgjigjur “po”, para se ta kapte nofullën e gazetarës dhe ta puthte atë.
Komisioni Sportiv i Shtetit të Kalifornisë menjëherë kishte suspenduar Pulevin, mirëpo vëllai i Pulevit shpërndau një video ku shihej gazetarja Ravalo duke vallëzuar me një anëtarë të stafit të Pulevit në po atë natë. Pulev ndërkaq kishte insistuar në pafajësi.
Ai u gjobit me 2500 dollarë si dhe një suspendim gjashtëmujor nga boksi. Atij po ashtu iu tha se mund të rimarrë licencën e boksit vetëm nëse kompleton një trajnim për vetëdijesim për ngacmimet seksuale.
Katër muaj më vonë, Pulev e rimori licencën nga Komisioni Sportiv i Shtetit të Kalifornisë pasi kompletoi trajnimin. Ai u paralajmërua se në rast se bënë një gjë të ngjashme, do t’i pezullohet sërish licenca e boksit. /Insporti.com/