10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Publikohet raporti `Potenciali tregtar Kosovë – Shqipëri`

Instituti GAP dhe Riinvest organizojnë tryezë diskutimi ku do të prezentojnë raportin “Potenciali tregtar Kosovë – Shqipëri: barrierat tregtare dhe zbatimi i marrëveshjeve bilaterale”.

Instituti Riinvest dhe GAP kanë hartuar një studim për vlerësimin e shkallës së zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Gjithashtu, ky studim përmban një vlerësim të potencialit tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe identifikimin e barrierave tregtare të cilat po e pamundësojnë shfrytëzimin e këtij potenciali. Një studim i ngjashëm do të prezantohet edhe nga ACIT lidhur me problemet që hasin eksportet nga Shqipëria për në Kosovë.

Pas prezantimit të të gjeturave të raporteve, do të kemi një diskutim ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të qeverive, sektorit privat dhe institucioneve tjera relevante nga Kosova dhe Shqipëria.

Kjo tryezë është pjesë e projektit të zbatuar në Kosovë dhe Shqipëri nga Instituti GAP, Riinvest dhe ACIT si pjesë e programit “Shqipëri – Kosovë, Dekonstruktimi i idesë së bashkimit – Perceptimet e qytetarëve për bashkëpunimin mes dy vendeve” mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Nga 5 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 4 super filma të ndryshëm

Më Shumë

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Prizren, pranoi se ishte i përfshirë në së paku 5 raste

Pas një pune operative-hetimore në terren dhe grumbullimit të dëshmive, hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren kanë arritur të...

Që ti je një gomar, kjo është diçka që duket

(Poezia e plotë e Mimoza Ahmetit kushtuar Edi Ramës, viti 1993) Fytyrë e bukur dikur, tani stigmatike, në gjurmët e tua gjej vrasjen që të kanë...

Lajmet e Fundit