Zbulohet çfarë i tha Haradinaj Kurtit për taksën teksa cakërronin gotat

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka shfrytëzuar rastin në një pritje që të shtrëngojë duart me kryeministrin e ri, Albin Kurti, dhe ta porosisë që mos ta largojë taksën.

“Taksa nuk është mirë të largohet. Po gabon rëndë”, është dëgjuar Haradinaj t’i thotë Kurtit, raporton Ekonomia Online.

Ata janë takuar në shënimin e Ditës Kombëtare të Bullgarisë.

Kryeministri Kurti ka thënë se kjo taksë do të hiqet pjesërisht nga data 15 mars.

Këtë ia ka thënë edhe ish-kryeministrit që e vendosi këtë masë.

“Nuk po e largojmë krejtësisht taksën”, është shprehur ai.\

Nga 5 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 4 super filma të ndryshëm

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit