PDK: Përdrinia, hambari i Kosovës për prodhimet bujqësore

PDK-PiranaKandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, është takuar me banorët e fshatrave të Përdrinisë. “Në të ardhmen do të investohet edhe më shumë në këto fshatra”.

Ai premtoi se vitin e ardhshëm do të nisë ndërtimi i shkollës së re në fshatin Piranë, si dhe do të përfundojë infrastruktura mbitokësore dhe asaj nëntokësore.

Muja ka shpalosur edhe një pjesë të programit zgjedhor, e në veçanti për pjesën që ka të bëjë me bujqësi. ”Fshati Piranë dhe fshatrat përreth janë hambari i Kosovës për prodhimet bujqësore”, tha Muja.

Kurse, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se vizioni i PDK-së dhe i Ramadan Mujës në të ardhëm do të jetë një bashkëqeverisje e Komunës me qytetarë. “Kryetari do të jetë udhëheq i kërkesave dhe i realizimeve të projekteve që do t’i shtroni ju për nevojat e zhvillimit më të hovshëm ekonomik të vendit”, tha Hoxhaj.

Nërkaq, në emër të kandidatëve për Kuvend të Prizrenit nga fshatrat e Përdrinisë ka folur Tasim Bajrami, ka thënë se me ardhjen në pushtet të PDK-së fshatrave të harruara të Përdinisë i është ndryshuar pamja, i është kthyer krenaria.

“Këtë herë kemi edhe më shumë arsye që të votojmë për PDK-në dhe për numrin 99 sepse vetëm PDK-ja është partia që interesohet dhe punon për interesat e të gjithë qytetarëve”, tha Bajrami./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Lajmet e Fundit