“Corriere dello Sport”: Dy klube të mëdha në garë të ashpër për Muriqin

Emri i sulmuesit shqiptar të Fenerbahces, Vedat Muriqi vazhdon të përmendet në gazetat italiane, për një transferim të mundshëm në kampionatin italian, shkruan Insporti.com.

Sipas “Corriere dello Sport”, drejtori sportiv i Lazios Igli Tares ka qenë duke e ndjekur Muriqin që moti dhe oferta prej 20 milionë euro është gati.Javë më parë ishte raportuar edhe për interesimin e Lazios për Olivier Giroud, por transferimi i Muriqit duket më serioz.

Për Muriqin interesim ka shprehur edhe Tottenhami por Tare mund t’ia dalë para londinezëve nëse ofron shumën e duhur.Muriqi ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime këtë sezon me fanellën e Fenerbahçes.

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit