Mish e djathë me vete, shqiptarët çudisin autoritetet në aeroportin italian

Dy shqiptarë kanë çuditur aeroportin në Itali pas asaj që iu zbulua në valixhe.

Ata kishin 25 kilogramë mish, sallam dhe djathë, produkte të cilat dallohen që të transportohen gjatë udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë kontrollit në aeroportin “San Francesco d’Assisi” gjatë kësaj të hëne, policia italiane e Perugia arrestoi dy shqiptarë të cilët vinin nga Tirana dhe kishin me vete produkte ushqimore të pa certifikuara.

Në valixhet e tyre u gjetën pako me mish, sallam dhe djathë, të ndarë në qese të ndryshme.

Për shkak se këto ushqime cilësohen potencialisht të rrezikshme u bë bllokimi i tyre.

Ndërkohë dy shqiptarët u arrestuan në kushtet e flagrancës, teksa ndaj tyre hetimet janë në vijim. /albeu.com/

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit