12.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Shkon në 631 numri i viktimave të koronavirusit në Itali

Ka shkuar në 631 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Itali. Vetëm në 24 orët e fundit vdiqën 168 njerëz, që paraqet rritje prej 36 për qind.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në këtë shtet ka shkuar në 10 mijë e 149, me 10.7 për qind rritje nga dita paraprake, kur ishin konfirmuar 9172 raste.

Kryetari i Agjencisë për Mbrojtje Civile tha se nga personat e infektuar, një mijë e katër prej tyre janë shëruar plotësisht.

Në sektorin e kujdesit intensiv ndodhen 877 persona, kurse dje këtë trajtim ishin duke e marrë 733 veta, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Të martën në Itali hyri në fuqi vendimi i qeverisë për izolim të plotë në tërë territorin si masë për parandalimin e përhapjes më të madhe.

Federata Italiane e Futbollit i ka anuluar ndeshjet të paktën deri në fillim të prillit, ndërsa policia dhe ushtria po përkujdesen që të respektohet ndalimi i udhëtimeve.

Shumë shtete, përfshirë Kosovën, i kanë ndërprerë fluturimet drejt pjesës veriore të Italisë

Nga 12 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 3 super filma të ri

Më Shumë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

QRTK në Prizren dhe DKRS në Malishevë thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në vijim të angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren zhvilloi një takim pune me...

Lajmet e Fundit