Malishevë: Tre të lënduar pas aksidentit me kamionin e mbeturinave

Së paku tre persona janë lënduar, si pasojë e një aksidenti të shkaktuar nga kamioni për grumbullimin e mbeturinave i njësisë së “Ekoregjoinit” në Malishevë.

Siç bën të ditur Komuna e Malishevës të lënduarit janë punëtor të njësisë dhe në momentin e aksidentit gjendeshin në kamion, i cili ka humbur kontrollin dhe është futur në një lokal zejtarie. Fatbardhësisht, asnjë person brenda lokalit nuk është lënduar.

“Sipas të dhënave të para, kamioni është futur në një lokal zejtarie (frizer), dhe si pasojë të tre punëtorët që gjendeshin në kamion kanë marrë lëndime, por gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”.

“Të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe ju është dhënë ndihma e parë të lënduarve, të cilët më pas janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë”.

“Në vendngjarje dhe në urgjencën e QKMF-së në Malishevë, ka dalë edhe nënkryetari i Komunës s Malishevës, Hajdin Berisha, i cili i ka vizituar të lënduarit dhe ju ka uruar shërim të shpejt”.

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit