12.1 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Nëse vëreni ngritje të çmimeve nëpër markete ose barnatore, kontaktoni këtë numër

Nëpër rrjetet sociale po shpërndahet një numër telefoni përmes të cilit po bëhet thirrje që të paraqiten rastet ku qytetarët po hasin në ngritje të çmimeve në dyqane apo në barnatore. Frika nga përhapja e mundshme e koronavirusit bëri që edhe në Kosovë të ndërmerren masa lidhur me parandalimin e mundshëm të këtij virusi

OBSH-ja shpalli dje gjendje pandemike, ndërsa në Kosovë u ndërpre procesi edukativo-mësimor, si dhe u morën një sërë vendimesh të tjera.

Por ajo çfarë është shqetësuese është fakti se shumë biznese kanë filluar të keqpërdorin situatën e krijuar, duke i ngritur çmimet e produkteve ushqimore dhe atyre higjienike.

Pas situatës së krijuar lidhur me çmimet, ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka vizituar sot Administratën Tatimore të Kosovës ku kërkoi masa rigoroze ndaj bizneseve të cilët keqpërdorin këtë situatë. Të gjithë ata që kanë ankesa për ngritjen e çmimeve te lajmërohen në numrin e telefonit 0800 80 800. Por Express ka provuar disa herë që të bie në kontakt me këtë numër. por është e pamundur që të ndodhë një gjë e tillë.

Më Shumë

Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash pajiset me mjete teknike falë KFOR-it Italian

Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash është pajisur dje me një kontingjent të ri mjete teknike, të cilat do të rrisin efikasitetin dhe cilësinë e...

Nisma Socialdemokrate hap sot fushatën zgjedhore në Prizren

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka njoftuar se sot do të mbajë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në këtë qytet, me një ngjarje publike që...

Lajmet e Fundit