Kosova dhe Italia do të rrisin bashkëpunimin për kulturën e trashëgiminë kulturore

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë të akredituar në Republikën e Kosovës, Nicola Orlando, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushat e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Ambasadori Orlando e uroi Ministren Dumoshi për marrjen e detyrës dhe theksoi se dy vendet kanë një bashkëpunim të mirë në këto fusha dhe se është e rëndësishme që të vazhdojë ky bashkëpunim me MKRS-në sidomos në fushën e trashëgimisë kulturore e kulturës në përgjithësi.

Ministrja Dumoshi, theksoi që edhe për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Italia mbetet bashkëpunëtor dhe partner i shumë projekteve.

Me këtë rast Ministrja Dumoshi theksoi që ka shumë fusha e pika në të cilat MKRS-ja dhe Ambasada Italiane kanë bashkëpunuar në të kaluarën, përmes institucioneve vartëse të Ministrisë.

Vlen të ceket bashkëpunimi i mirë i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës me Ambasadën me aktivitete te ndryshme dhe ai i Galerisë së Arteve të Kosovës me Institutin Italian për Kulturë.

Ndërkaq, në fushën e trashëgimisë kulturore Ambasada e Italisë e ka ndihmuar MKRS-në me disa komponentë, përmes punës së përbashkët me Institutin Qendror te Romes për Restaurim në saje të së cilit shumë monumente janë restauruar në vendin tonë, përmendi ministrja.

Të dy palët u zotuan që bashkëpunimi të formalizohet me Marrëveshje Bashkëpunimi për bashkëpunim kulturor mes Kosovës e Italisë.

Më Shumë

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit