Qendra e Inovacionit në Prizren, vendi ku pritet të vendoset karantina

Qendra në Vranidoll si dhe vendi ku në kaluarën ishin strehuar KFOR-i gjerman në Prizren, janë dy vendet ku pritet të vendosen karantinat nëse është e nevojshme.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën për media pas situatës së krijuar për shkak të koronavirusit.

“Vendet që do të përdorën si karantinë nëse është nevoja do të bëhen në Vranidoll dhe është menduar Qendra e Inovacionit, ku ka qenë më herët KFOR-i gjerman në komunën e Prizrenit”, ka thënë Vitia.

Në këtë konferencë, Vitia ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Më Shumë

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Lajmet e Fundit