Në Komunën e Malishevës, vazhdon zbatimi i masave parandaluese ndaj COVID-19

Këshilli komunal për menaxhimin dhe zbatimin e masave parandaluese për tu mbrojtur nga COVID-19, sot në mëngjes e ka mbajtur takimin e radhës ku është raportuar për zbatimin e tyre, si dhe për situatën aktuale.

Bazuar në raportet e sektorëve përgjegjës, në Komunën e Malishevës, ende nuk raste të infektimit me COVID-19. Po ashtu, sipas inspektoratit komunal, janë duke u kontrolluar të gjitha lokalet, për zbatimin e urdhëresës për ndalimin e punës së restoranteve, kafiterive dhe të aktiviteteve tjera, përjashtuar barnatoret dhe marketet e dyqanet që shesin gjëra ushqimore.

Luten qytetarët që të zbatojnë të gjitha udhëzimet e dhëna, pasi me zbatimin e tyre edhe parandalohet apo zvogëlohet mundësia e prekjes nga virusi COVID-19.

Po ashtu, njoftohen të gjithë qytetarët se ekipet shëndetësore në QKMF janë duke punuar me orar të plotë, si dhe ekipi mobil për ofrimin e kontrollit për rastet e dyshuara është në dispozicion, nëse kjo ju kërkohet.

Luten qytetarët që të mos bëjnë panik, por thjesht të bëjnë kujdes dhe t’iu përmbahen udhëzimeve të dhëna.

Marketet janë të furnizuara mirë me gjëra ushqimore dhe do të jenët hapura me orar të plotë të punës, prandaj nuk ka nevojë që qytetarët të shqetësohen për furnizime.

Të gjithë ata që mund të dyshojnë se mund të jenë prekur me COVID-19, të lajmërohen në numrin e telefonit 038 200 80 800.

Më Shumë

Malisheva nënkampione, Llapi në barazh, kjo është tabela e Superligës

Më ndeshjet e sotëm tashmë edhe zyrtarisht është mbyllur sezoni 2025-2026 në Superligën e Kosovës në futboll. Tashmë dihet verdikti përfundimtare i këtij sezoni. Vëmendja kryesore...

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit