3 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Infantino: Duhet t’i mbrojmë të gjithë në futboll

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i ka bërë thirrje komunitetit të futbollit t’i mbrojmë të gjithë personat e përfshirë në këtë sport, pas përhapjes së pandemisë koronavirus.

Në një letër të dërguar çdo Konferederate, si UEFA, dhe ligave përreth botës, Infantino shkroi: “Ne duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’i mbrojtur tifozët tanë, lojtarët, trajnerët dhe të gjithë të përfshirët në sportin tonë të bukur”, transmeton Gazeta Express.

“Ajo që ka më së shumti rëndësi, autoritetet e futbollit duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat parandaluese të nevojshme për të mos e lejuar përhapjen edhe më të madhe të virusit në komunitet”.

FIFA, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e ka lansuar një iniciativë të re për të ofruar rekomandime të mëtutjeshme për mënyrën se si duhet të ballafaqohemi me përhapjen e koronavirusit.

“Komuniteti i botës së futbollit ka shfaqur shumë solidaritet dhe unitet përballë këtij rreziku dhe ne duhet të vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën gjë kur mendojnë për pasojat me të cilat do të përballet sporti ynë në të ardhmen, kur ky rrezik serioz për shëndetin e njërzve mbetet në të kaluarën tonë”, thuhet në letrën e Infantinos.

“Nuk ka as nevojë ta përmendim që duhet ta marrim këtë problem shumë seriozisht, përderisa në të njëjtën kohë që qëndrojmë të qetë dhe të siguruar si në vendimmarrjen tonë, ashtu edhe në përgjigjen tonë”.

“FIFA do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë aksionarët gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe do të kërkojë t’i gjejë të gjitha zgjidhjet e nevojshme në frymën e bashkëpunimit, duke i marrë parasysh interesat e futbollit në të gjitha nivelet”.

Më Shumë

LDK-ja mban tubime sot në Dragash, Prizren, Suharekë e Prishtinë, Abdixhiku shpalos programin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të ketë tubime në Dragash, Prizren, Suharekë dhe në Prishtinë në degën 3. LDK njofton  se Abdixhiku...

Bedri Hamza e nis sot fushatën me tubim në Prizren

Kandidati për kryeministër nga PDK, njëherit Kryetar i kësaj partie, Bedri Hamza, do ta bëjë hapjen e fushatës nga Prizreni.   Tubimi do të mbahet në...

Lajmet e Fundit