Haxhi Avdyli kundër rrëzimit të Albin Kurtit

Nuk është vetëm Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli, Ardian Shala e Marigona Geci që në mbledhje të Grupit Parlemnater të LDK-së, po e kundërshtojnë procedimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Gazeta Blic nga burime të saja merr vesh se edhe deputetja Saranda Musliu ka kundërshtuar procedimin e mocionit.

“Aktualisht janë 5 deputetë që po e kundërshtojnë mocionin”, tha ky burim i gazeta Blic.

Gazeta Blic duke u thirrur në burime brenda mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së më herët raportoi janë katër deputetë që po e kundërshtojnë procedimin e mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Sipas burimeve të Gazeta Blic, kundërshtimin më të fuqishëm po e bënë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila i ka bërë thirrje deputetëve të LDK-së që të mos e procedojnë këtë mocion.

“Vjosa Osmani e ka kundërshtuar fuqishëm procedimin e mocionit”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Pos Osmanit, siç merr vesh Gazeta Blic në mbledhje kundër mocionit ka qenë edhe deputeti nga Prizreni, Haxhi Avdyli, deputeti nga Suhareka, Ardian Shala dhe deputetja Marigona Geci, qika e Gani Gecit.

“Deri tani këta katër deputetë po e kundërshtojnë mocionin”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Ndryshe, Gazeta Blic para pak orësh raporti se ka thyerje në LDK, në lidhje me procedimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit