Trajneri i njohur i futbollit shërohet nga koronavirusi

Jorge Jesus është shëruar nga koronavirusi.

Trajneri portugez kishte dalë pozitiv në koronavirus në analizat e bëra ditë më parë.

Por, është tani skuadra e Flamengos që me anë të një komunikate, ka bërë të ditur se 65 vjeçari është shëruar nga koronavirusi.

“Flamengo informon publikun se testimi i ri në trajnerin Jorge Jesus ka treguar një rezultat negativ të pranisë së virusit Covid-19. Ne i falënderojmë të gjithë për mbështetjen e trajnerit”, thuhet në komunikatë, raporton Goal.com përcjell Klan Kosova.

Jesus ka qenë në mesin e pjesëtarëve të botës së futbollit që është prekur nga koronavirusi, por është i pari që tani është shëruar nga ai.

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit