15.6 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

20-vjeçari shqiptar pasues i Godinit

Marash Kumbulla vazhdon të përbëjë lajm në Itali edhe jashtë fushës së blertë dhe kur futbolli është ndalur për shkak të Koronavirusit. 20-vjeçari kuqezi është në “radarët” e skuadrave më të mëdha europiane, por dëshira e tij e madhe ka qenë e me siguri mbetet të luajë tek Interi.

Zikaltrit po mendojnë gjithnjë e më shumë për t’i siguruar shërbimet e tij që këtë verë, aq më tepër që ditët e fundit janë shuar zërat për një largim të mundshëm të uruguaianit, Diego Godin.Ish-mbrojtësi i Atleticos e ka treguar rëndësinë e tij me përvojnë dhe karakterin që shfaq në dhomat e zhveshjes, por ai po vuan shumë në skemën me tre mbrojtës të Antonio Contes (duhet të mbrojë në hapësira të mëdha).

Bastoni, dalëngadalë po i zë vendin, kështu që sot, Godin konsiderohet një lojtar luksi në stol me 5 milionë eurot që merr në sezon.Kur të mbyllet sezoni, klubi dhe lojtari uruguaian do të bëjnë llogaritë, ndërkohë që për të ardhmen drejtuesit vazhdojnë të ndjekin Kumbullën, që e konsiderojnë pikërisht pasuesin e Godinit. Verona i ka vënë një çmim 25 milionë euro, shifër ku duhet të bazohet oferta e Interit. Në klubin zikaltër besojnë se kanë gjetur një Skriniar të dytë.

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.   Sipas raportit të policisë, e njëjta është larguar nga shtëpia më 3 maj rreth orës 15:00. Rasti nën...

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

Lajmet e Fundit