7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Haxhi Avdyli kërkon “armëpushim” nga koalicioni qeveritar

Deputeteti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka kërkuar “armëpushim disajavor” në mes të koalicionit LVV-LDK, pas situatës së krijuar nga pandemia e coronavirusit.

Avdyli ka shkruar se kryefjala e këtyre ditëve është coronavirusi dhe se Amerikës nuk i intereson as mocioni e as koalicioni ndërsa situatën e krijuar në Kosovë e ka quajtur “budallëllak”.

“Sot ky popull është vetë karantinizuar, po vuan e po mbijeton, por edhe po proteston kundër të gjithë neve. Prandaj liderë të nderuar pushoni , uluni armët, në këso kohe edhe në beteja është kërkuar armëpushim. Vazhdoni punën e të shpëtojmë nga kjo krizë globale e pas disa javëve do kemi kohë ti mprehim shpatat politike deri në shkatërrim të njeri tjetrit. Bëjeni për hir të qytetarëve tanë. Nënave e baballarëve tanë të rrezikuar nga vdekja. Prandaj po kërkoj nga ju , moratorium, pauzë , armëpushim disa javor apo cka do që e quani ju , e vazhdoni punën në përballimin me Covid19”, ka shkruar Avdyli.

Deputeti Haxhi Avdyli ka deklaruar se ai nuk e ka nënshkruar mocionin e propozuar nga LDK për rrëzimin e Qeverisë Kurti, për shkak të situatës së rëndë me pandeminë COVID 19.

“Dua të konfirmoj opinionin e mediat që unë si deputet i LDK-së nuk e kam nënshkruar mocionin për shkarkimin e KM Albin Kurtit. Arsyet për këtë veprim janë situata e rëndë pandemike që ndodhet vendi dhe paqartësia e veprimeve të ardhshme politike për dalje nga kriza institucionale që rrezikojmë të futemi”, ka shkruar deputeti Avdyli në Facebook.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari në Rahovec, gjuajti me armë zjarri

Në fshatin Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, më 25 prill 2026 rreth orës 13:45, është raportuar një incident me përdorim të armës...

Rahoveci ndan 243 mijë euro për kulturë, rini dhe sport – përfitojnë 34 OJQ

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Atdhe Rama, ka nënshkruar kontratat me...

Lajmet e Fundit