Cannavaro: S’ka futboll edhe dy muaj

Cannavaro mendon se duhen të paktën edhe dy muaj për t’u stabilizuar gjendja në Itali

Trajneri i Guangzhou Evergrande, Fabio Cannavaro, legjenda e Italisë, ka deklaruar se së paku edhe dy muaj nuk do të rinisë Serie A.

Duke e krahasuar me situatën e njëjtë që ka kaluar në Kinë, Cannavaro ua ka bërë me dije se Itali është ende larg tejkalimit të krizës së koronavirusit, që ka mbytur më së shumti njerëz se në gjithë botën.

“Dua të ju jap një shembull”, tha ai për Radio Rai. “U largova nga Kina me 5 janar, dhe aktivitetet sportive startojnë me 1 prill, janë katër muaj”.

“Për mendimin tim, situata është shumë delikate, dhe mendoj do të duhen edhe dy muaj. Shpresoj të jetë më shpejt, por do të jete e komplikuar”.

“Jam pak i shqetësuar për Italinë, çdo ditë ka kufizime të reja. Dikush duhet të vendosë që me të vërtetë të bëjë të gjithë të qëndrojnë në shtëpi për disa javë”.

Më Shumë

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

Feronikeli '74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën...

Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar se ka nisur një proces të monitorimit dhe mbikëqyrjes në të gjitha repartet,...

Lajmet e Fundit