Cristiano Ronaldo si Bruce Lee, motra i publikon foton nga karantina

“Dhe ne vazhdojmë të luftojmë, në shtëpi, me familjen dhe duke u kujdesur për trupin dhe mendjen”. Ky është mesazhi i Katia Aveiroo, motrës së portugezit Cristiano Ronaldo, postuar në rrjetet sociale.

Sulmuesi i Juventusit ndodhet më Madeira, ku kishte shkuar për të parë nënën e tij në spital dhe ende nuk është kthyer në Torino për shkak të ndalimit të fluturimit në vendin fqinj, që po përjeton një tmerr prej Coronavirusit.

 

CR7 është nga ata që stërvitet shumë dhe gjatë kësaj periudhe izolimi nuk i ndahet palestrës, sikurse shikohet edhe në foton që motra e tij ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram”. Portugezi duket në formë të mirë dhe tregon trupin e tij, që shpesh e kanë krahasuar edhe me Bruce Lee.

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit