Vdes nga koronavirusi ylli i muzikës xhaz

Një nga muzikantët më të famshëm të Afrikës, saksofonisti Manu Dibango, ka vdekur pasi u infektua me Covid-19.

Ylli kamerunian i xhazit, i cili ishte 86 vjeç, u dërgua në një spital francez javën e kaluar, sipas mediave franceze.

“Të dashur të afërm, miq të dashur, fansa të dashur, një zë ngrihet në distancë … Me trishtim të  thellë ju njoftojmë për vdekjen e Manu Dibango, ‘Papy Groove”, thuhet në një deklaratë në faqen e tij në Facebook.

Karriera e saksofonistit filloi në vitet ’50 dhe ai u bë një muzikant me famë duke jetuar dhe duke performuar rregullisht në Francë, Belgjikë, Xhamajka, Republikën Demokratike të Kongos, Bregun e Fildishtë dhe në Kamerun, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Muzika e tij shërbeu si frymëzim për yjet e muzikës pop, nga Michael Jackson deri te Rihanna.

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit