14.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Qershor, 2025

Kompania Elkos Group ndihmon 200 familje në Malishevë

Situata e krijuar si pasojë e virusit Covid-19 sikur në tërë vendin edhe në Malishevë ka ndikuar në furnizimin me gjëra ushqimore për familjet të cilat jetojnë në kushte jo të mira socio-ekonomike.

Këto familje e kanë të më të vështirë të sigurojnë rezerva ushqimore, por donatorët e ndryshëm bashkë me Komunën e Malishevës po i sigurojnë ushqimet për të gjitha këto familje.

Një gjë të tillë e ka bërë sot edhe Elkos Group duke dhuruar nga një pako ushqimore për 200 familje në nevojë.

Kompania Elkos Group këto ndihma ia ka dorëzuar Shtabit Komunal për Menaxhimin e Situatës me Covid-19, derisa kryetari i komunës Ragip Begaj e ka falënderuar kompaninë për këtë donacion.

“Në emër të Komunës së Malishevës e falënderoj Elkos-in për këtë donacion jetik për familjet në nevojë, pasi përmes kësaj ndihme kemi siguruar mbulimin e nevojave elementare për 200 familje. Në vazhdimësi kam bërë thirrje tek qytetarët që të mos brengosen për furnizim me gjëra ushqimore, pasi edhe komuna, por edhe donatorët, siç është Elkos që sot ka sjellë këto ndihma, do të kujdesen për të gjithë ata që kanë nevojë”.

Begaj ju ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë udhëzimet për kujdesin e shtuar për t’u mbrojtur nga ky virus.

“Respektoni udhëzimet – mos dilni pa nevojë, mbani distancën sociale dhe për çdo ankesë thirrni në komunë, pasi jemi 24 orë në shërbimin tuaj. Ta mposhtim këtë sëmundje globale me kujdes dhe me zbatim të udhëzimeve, derisa sa i përket gjërave ushqimore do të kujdesemi për të gjithë që kanë nevojë. Të mos krijomë panik dhe të mos shqetësohemi, por thjesht me kujdesin tonë mund ta mposhtim shpejt këtë virus”.

Më Shumë

Hamami dhe Sahat Kulla në Prizren: Një përzierje unike e arkitekturës dhe historisë

Muzeu Arkeologjik është vendosur në hapësirat e hamamit, të ndërtuar në fundin e shekullit XV, respektivisht në vitin 1498. Ndërtuesi i këtij hamami supozohet të...

Presidenti Begaj: 10 qershori 1878 ishte, është dhe mbetet themeli i bashkimit kombëtar

Në kuadër të shënimit të 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, theksoi rëndësinë historike dhe...

Lajmet e Fundit