Nga furra u shërbente klientëve kafe e pije, arrestohet një burrë në Prizren

Një vendim i Qeverisë së Kosovës, pas situatës pandemike me koronavirusin Covid-19, ishte të mbylleshin të gjitha kafiteritë, madje edhe ato që shërbehen për t’i marrë me vete “take-away”.

Por një qytetar në Prizren, që është pronar i një furre, nga aty ua shiste klientëve.

“Në rrugën “Ismet Jashari-Kumanova” në Prizren, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar në lokalin e tij (furrë) duke u shërbyer klientëve kafe-pije. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Më Shumë

Bogujevci inspekton punimet restauruese në ish-Kazermën e Prizrenit

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi, kanë vizituar objektin e trashëgimisë kulturore “Ish-Kazerma e qytetit”...

Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, prezanton projektin 450 mijë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit vizitoi Kalanë e Prizrenit, me ç’rast njoftoi se Qeveria...

Lajmet e Fundit