25.9 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Rikthehet në vëmendje vdekja e 2Pac, ish-dedektivi kërkon të arrestojnë vrasësin

Një ish detektiv në Departamentin e Policisë në Los Angeles, i cili ka punuar në çështjen e vrasjes së 2Pac, u ka kërkuar policëve që të arrestojnë gangsterin Keffe D për vdekjen e reperit.

Greg Kading, është shprehur kundër policisë së Las Vegas, pasi ata po lënë të lirë dikë që po e pranon shumë shpesh se është bashkëpunëtor në vrasjen e një prej reperave më të famshëm ndër vite.

Sipas Kading, Keffe D Davis, 56 vjeçar, e ka pranuar në polici, në dokumentarë dhe në një libër tronditës, se ai ishte bashkëpunëtor kur nipi i tij Orlando Anderson qëlloi 2Pac.

“Ai ka rrëfyer shumë herë publikisht për rolin e tij në vrasjen e Tupac. Nuk mund të mendoj për asnjë rast në historinë e krimit amerikan, ku një vrasës i vetërrëfyer lejohet të vazhdojë të flasë me zë të lartë për përfshirjen e tij në një krim. Është e paprecedentë. Unë nuk kam një agjendë ndaj tij, por ai ka folur tani publikisht për rolin e tij në vrasjen e 2Pac. Ai ka pranuar se mori armën e dorës Glock nga Anderson. Rrëfimi i tij, i cili është vërtetuar, është më se i mjaftueshëm për ta arrestuar atë dhe për të zgjidhur çështjen, duke i dhënë fund këtij hetimi. Policia e Las Vegasit duhet ta arrestojë atë”, u shpreh Kading.

Më Shumë

Nait Hasani: Liria që ne gëzojmë sot, ka emra, ka histori dhe ka gjak

Në një ceremoni solemne të mbajtur në Stubëll të Poshtme, komuna e Vitisë, u vendos gurthemeli i kompleksit memorial kushtuar Heroit të Kosovës, Rexhep...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar dje në Prizren. Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore me ç’rast...

Lajmet e Fundit