22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Dy oferta për Xherdan Shaqirin, e ardhmja mes Italisë dhe Spanjës

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni. 28-vjeçari nga Gjilani është aktivizuar shumë pak nga Jurgen Klopp dhe dëshiron të nisë një aventurë të re, në një skuadër ku mund të jetë titullar.

Dy janë alternativat për të ardhmen e lojtarit të kombëtares së Zvicrës: Roma dhe Sevilla. Football Insider raporton se verdhekuqtë italianë i janë rikthyer pistës Shaqiri, të cilin e tentuan në merkaton e janarit.

Trajneri Fonseca e pëlqen shumë, mbi të gjithë për faktin që lojtari mund të aktivizohet në shumë pozicione në fazën sulmuese. Roma duhet të fitojë garën me Sevilla, që e ka Shaqirin në krye të dëshirave dhe po tenton një akord me “The Reds”.

Më Shumë

Kujtim Gashi nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një njoftimi...

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Lajmet e Fundit