24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Prizren/ Vajza përkujton babain në 21-vjetorin e rënies: Për shkak të koronavirusit nuk organizuam homazhe

Teuta Muji ka përkujtuar babain në 21-vjetorin e rënies për liri.

Por, ky vit është i zymtë për familjen për shkak të gjendjes me koronavirus në Kosovë.

Për shkak të situatës ka qenë e pamundur që familjarët ta përkujtojnë Anif Mujin e rënë për liri.

“Lufta Çlirimtare e Kosovës është epoka më e lavdishme e vendit tonë, është historia jonë.Sot më 31 Mars, shënohen 21 vite që nga rënia heroike e babit tonë për Liri. Marsi që nga lufta ka mbetur muaj i përvjetorëve, i dhimbjes ,i pikëllimit dhe heroizmit të atyre që u flijuan për Liri. Po, ky vit ishte edhe me i zymtë ,ku për shkak të situates aktuale pandemisë Covid-19 nuk u organizuan homazhe as tubime publike, duke mirëkuptuar rekomandimet shtetërore”.

“Babë ,sot edhe Struzhja jote e dashur po pushon , sot as në shkollën shqipe për të cilën u flijove e që mban emrin tënd kënga spo jehon , sot e tërë bota është në qetësi të plotë, çdo gjë është e qetë , megjithatë sakrifica juaj na bën t’ju jemi mirënjohës përjetë. Babë, dëshmorët dhe të gjithë ata që në cfarëdo mënyre kontribuan për çlirimin e vendit tonë , në cfarë do situate çofshim ne, ju mbeteni HERONJË “.

Teuta tutje në mesazhin e shkruar thekson se brezat e rinj këto ditë po e kuptojnë më së miri vlerën e lirisë.

“Janë ditët më të mira për të kuptuar vlerën e Lirisë edhe brezat e rinjë, ani pse situata nuk është e njejtë, sot po i kontribojmë vendit duke qëndruar në shtëpi për të mbrojtur veten dhe familjen , kurse ju ato kohë harruat veten dhe shtëpitë për ti dalë në mbrojtje atdheut , duke sakrifikuar edhe gjënë më të shtrenjtë që njeriu posedon Jetën. Përulja e nderimet para jush,janë më e pakta që mund të bëjmë karshi sakrifices tuaj.E kujtojnë bashkëshortja fëmijët Teuta, Eduarti, Agnesa si dhe familja Muji!Lavdi e përjetshmeMars 2020”.

Më Shumë

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Nga Prizreni në Bregdet – Pushimet Fillojnë në Autobus me Halimaj Reisen! Halimaj Reisen – Udhëtimi që të sjell pushimet!Mos prit të të ftojë dikush...

Zero tolerancë ndaj keqpërdoruesve, aksione në rrjetin e ujësjellësit në rajonin e Prizrenit

Gjatë kësaj jave, KRU “Hidroregjioni Jugor” ka zhvilluar aksione të koordinuara në komunat e Prizrenit, Malishevës, Suharekës dhe Dragashit për evidentimin dhe shkyçjen e...

Lajmet e Fundit