3.9 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Nisma në Prizren: Qeveria e Haskukës po e keqpërdor situatën e koronavirusit

Nisma në Prizren, akuzon pushtetin lokal se, po e keqpërdor situatën e rëndë që është krijuar nga pandemia COVID-19.

Sipas këtij subjekti politik, Qeveria e Mytaher Haskukës, po i ndan ndihmat në baza partiake.

“Është e papranueshme, por edhe fëmijërore që nevojat e qytetarëve për gjërat elementare të keqpërdoren nga z. Haskuka dhe drejtorët e tij, të cilët edhe ndihmat për qytetarë i ndajnë mbi baza partiake, duke i mbushur rrjetet sociale me selfie e reklama që tregon edhe papjekuri, por edhe keqpërdorim të parasë publike”, thuhet në reagim të Nismës në Prizren.

Nisma ka kritikuar pushtetin lokal edhe për caktimin e pushimores në Nashec, vend për karantinë.

“NISMA kujton se reklama për një karantinë të mundshme në fshatin Nashec, pa konsultim dhe pëlqim të banorëve, është jo e menduar mirë, duke pasur parasysh se pushimorja nuk plotëson as kushtet minimale lidhur me koronavirusin, kur e dimë se dhomat e pushimores janë me shumë shtretër dhe një toalet për 24 persona, kjo vetëm se i rrezikon edhe më shumë qytetarët”.

“Është e papranueshme që të keqpërdoret situata e rëndë e krijuar në vend nga profiterë dhe keqpërdorues të parasë publike. Herët apo vonë do të japin përgjegjësi”.

“NISMA Socialdemokrate kërkon edhe njëherë nga qytetarët që t’i respektojnë udhëzimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike lidhur me virusin COVID-19”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Konfiskohen pesë aparate të lojërave të fatit, mbyllet një lokal në Malishevë

Në Malishevë është mbyllur një lokal pas zbulimit të ushtrimit të veprimtarisë ilegale të lojërave të fatit. Drejtori i Inspektoratit Komunal, Jakup Gashi, bëri...

Bashkimi kërkon fitore sonte në Rahovec 

Xhiroja e 23-të në elitën e basketbollit kosovar do të përmbyllet sonte me përballjen mes Rahovecit 029 dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 19:30,...

Lajmet e Fundit