Krasniqi tregon formën e ndarjes së mjeteve për ata që kanë mbetur pa punë nga koronavirusi

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka shpjeguar se si do të ndahen mjetet nga Pakoja Emergjente për punëtorët që kanë mbetur pa punë si pasojë e pandemisë së Koronavirusit.

“Forma e ndarjes së këtyre mjeteve për kompanitë që kanë ndërprerë aktivitetin e punës apo i kanë lënë pa punë punëtorët, bëhet duke e dorëzuar listën e punëtorëve nga kompania që kanë punuar, përfshirë edhe llogaritë e tyre bankare në mënyrë që parat të transferohen direkt tek punëtorët dhe jo te kompanitë”, ka thënë Krasniqi, transmeton Klan Kosova.

“Po ashtu punëtorët munden që edhe në mënyrë individuale të lajmërohen në zyret e punësimit dhe të dorëzojnë kontratën e punës dhe atë të ndërprerjes si dhe llogarinë e bankës, në mënyrë që të shmangen keqpërdorimet me mjetet financiare”.

Qeveria e Kosovës të hënën ka miratuar Pakon Emergjente, sipas së cilës parashihen ndarje shtesë për skemat sociale dhe…

Gepostet von Agim Krasniqi am Mittwoch, 1. April 2020

Më Shumë

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Lajmet e Fundit