Vendet që i heqin kufizimet do të kenë pasoja më të mëdha ekonomike

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se vendet që nxitojnë t’i heqin kufizimet e karantinës rrezikojnë një rënie më të madhe të ekonomisë dhe zgjatje të krizës si dhe shtim të rasteve të të infektuarve dhe të vdekjeve nga koronavirusi.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për pasojat e thella sociale dhe ekonomike të pandemisë”, tha zoti Ghebreyesus në një konferencë në selinë e agjencisë në Gjenevë. Sipas tij, mënyra më e mirë për t’u dhënë fund kufizimeve dhe për t’i lehtësuar efektet e tyre ekonomike është lufta ndaj virusit.

Më Shumë

Pas zgjedhjeve, flet Totaj: Klasës politike i duhet “refresh”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në vend. Në një intervistë për Klan Kosovën, Totaj...

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Lajmet e Fundit