Ngushëllimi i Haskukës për familjet e dy të vdekurve nga COVID-19, njëri nga Korisha e Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, u ka shprehur ngushëllime familjares së 70 vjeçares nga fshati Korishë dhe pacientit nga Prishtina, të cilët ndërruan jetë nga koronavirusi.

“Sot nga COVID-19 kanë ndërruar jetë edhe dy persona në Kosovë dhe njëra ndër to është nga Korisha, pra kemi viktimën e parë nga pandemia COVID-19 në Komunën e Prizrenit”.

“Ngushëllime familjarëve dhe miqve të viktimave të virusit COVID-19!”, shkruan Haskuka.

“Për të gjithë ata që nuk janë duke marrë seriozisht këtë pandemi, nga 342,739 raste që kanë përfunduar 272,115 apo 79% janë shëruar ndërsa 70,624 raste po 21% kanë përfunduar me vdekje!”

“Pra nuk bëhet fjalë për grip të lehtë, por për një virus të rrezikshëm”.

“Virusi nuk ka këmbë por ju mund ta bëni me këmbë! Ju lutem mos rrezikoni jetën tuaj dhe të familjarëve tuaj!”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Lajmet e Fundit