8.4 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Paçarizi kritikon qeverinë, Malisheva mund të jetë një bombë biologjike

Profesori Rrahman Paçarizi, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë duhet të merret më shumë dhe të veprojë rreth situatës në Malishevë që ka më së shumti raste me koronavirus në vend.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai tha se e gjithë situata atje u la në dorë të udhëheqjes komunale.

“Qe ne fillim e kam ngrite alarmin se Malisheva mund te jete bombe biologjike. Nuk u mor kush me ate pune. Krejt u la ne dore te udheheqjes komunale. Komuna ka kapacitete te kufizuara financiare dhe burime njerezore te pamjaftueshme per me e trajtu nje situate te ketille. Duke qene edhe vete me origjine nga atje dhe duke pase kontakte e miq ne rrjetet sociale kam verejte se karantinimi nuk eshte respektu.”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i Paçarizit në Facebook:

Qe ne fillim e kam ngrite alarmin se Malisheva mund te jete bombe biologjike. Nuk u mor kush me ate pune. Krejt u la ne dore te udheheqjes komunale. Komuna ka kapacitete te kufizuara financiare dhe burime njerezore te pamjaftueshme per me e trajtu nje situate te ketille. Duke qene edhe vete me origjine nga atje dhe duke pase kontakte e miq ne rrjetet sociale kam verejte se karantinimi nuk eshte respektu. Thjesht eshte izolu Malisheva dhe qaq. Nderkohe njerezit organizonin ndeja neper oda, plot bashkatdhetare kane shetite neper familjare e miqasi e kane bo zijaret. Keto foto qe i kam pa une, i kane pa edhe ata qe kane obligim me nderhy. Malisheva eshte konsideru nje deponi berllogu tash e sa vjet dhe eshte mendu se mjafton me e izolu nga pjesa tjeter e vendit. Tash po e shihni sa serioze eshte situata. Minister Vitia qe te kemi lavderu perdite, puna eshte shume me serioze sec e keni mendu. Veproni.

Më Shumë

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri 02.11.2025 16:38

Është rikthyer lëvizja pa kontroll midis Shqipërisë dhe Kosovës. Vendimi ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të zgjasë deri në fund...

Smajl Latifi: Le të mobilizohemi për fitoren që na pret dhe të bëhemi gati për projektet e mëdha

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe fushatë të qetë...

Lajmet e Fundit