Mane: Doja të transferohesha te Manchester United, u befasova nga Klopp

Liverpool është i fortë në të gjithë repartet, por treshja Salah-Firminho-Mane në majën e sulmit është diçka e mrekullueshme. Të tre futbollistët janë përmirësuar shumë nën drejtimin e Jurgen Klopp dhe tifozët e zjarrtë të “The Reds” janë të lumtur që i kanë në skuadrën e zemrës.

Sadio Mane është pjesë e kampionëve të Evropës prej verës së vitit 2016, periudhë kur u largua nga Southampton. Për të interesohej edhe Manchester United dhe senegalezi ishte shumë pranë transferimit te “armiqtë” e urryer të Liverpoolit, diçka që e zbulon në një prononcim për The Times.

“Në fillim mendoja të transferohesha te United. Ishte një moment i vështirë për mua, kisha disa ndeshje që kisha përfunduar në stol dhe e kisha ndarë mendjen që nuk do të më kërkonte askush. Më pas erdhi interesimi i Jurgen Klopp, u gëzova shumë për diçka të tillë. Trajnerit i jam dukur si një këngëtar i muzikës rap në takimin tonë të parë? S’më kishte shkuar kurrë në mendje që i kisha lënë atë përshtypje”, thekson Sadio Mane.

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit