Pogba për kohën te Juventus: Kam mësuar shumë nga ky futbollist

Paul Pogba ka zbuluar se Andrea Pirlo ka qenë një lojtar të cilin e ka admiruar, dhe është përpjekur të mësojë nga ai.

Francezi si 19 vjeçar ishte larguar i zhgënjyer nga Manchester United, në drejtim te Italisë, te Juventus.

Te ‘Zonja e Vjetër’, ai u shndërruar një nga mesfushorët më të mirë në botë, duke luajtur përkrah Andrea Pirlos.

“Ju mësoni nga të gjithë lojtarët me të cilët luani. Andrea Pirlo është një lojtar që unë e admirova”, ka deklaruar Pogba.

“Unë kam parë gjërat që ai ka bërë në stërvitje dhe jam përpjekur të mësoja sa më shumë që ishte e mundur”.

Më Shumë

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit