Telegram ngushëllim i ministres Vlora Dumoshi me rastin e vdekjes së Violeta Rexhepagiqit

E nderuara familja Rexhepagiqi,

Me dhimbje e pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ikjen e hershme të më të dashurës tuaj, e kompozitores, këngëtares e gazetares tonë të njohur, Violeta Rexhepagiqi. Ndarja nga jeta e Violetës është humbje e madhe për ju, por është edhe humbje e madhe për artin dhe kulturën e vendit tonë, të cilës ajo në periudhat më të vështira i dha shumë.

Violeta nuk ishte artiste e zakonshme. Të jashtëzakonshme e bënte përpjekja e saj për të thyer tabutë duke sjellë modernitetin në formën më të mirë të tij, në artin e kulturën tonë. Në kohët më të vështira, me muzikalitetin dhe elegancën e saj skenike Violeta, la gjurmën e pashlyeshme në artin kosovar.

Violeta do të mbahet gjatë në mend krahas kontributit të madh në fushën muzikore edhe për kontributin e çmuar që ka dhënë për fushën e gazetarisë e informimit, në kohën kur Kosova e paraluftës përballej me tortura e burgosje. Violeta Rexhepagiqi ishte udhërrëfyese për artistët e rinj dhe si e tillë do të mbahet mend gjithmonë.

Jemi me fat që e patëm e që e njohëm.

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Lajmet e Fundit