Pesë të arrestuar në Prizren për shkeljen e masave ndaj Covid-19

Gjatë të mërkurës në Prizren kanë ndodhur pesë arrestime, për shkak të mos respektimit të masave shëndetësore gjatë epidemisë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës në Prizren, arrestimet kanë ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”, pak para mesnatës.

Tutje në raport thuhet se, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar edhe për një rast që ka të bëjë me hyrje në sistemin kompjuterik.

Sipas raportit policor, një ankues ka informuar se persona të panjohur kanë hapur llogari në emër të tij në rrjetin social “Facebook” dhe kanë kërkuar donacione në emër të ankuesit.

Në lidhje me këtë rast, thuhet se janë duke u zhvilluar hetimet. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit