16.1 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Arrestohet i dyshuari që nën ndikim të alkoolit e sulmoi një person me disa tulla

Të mërkurën në Rahovec është arrestuar një person, me dyshimin se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, me 15 prill 2020, rreth orës 20:25, në rrugën “Rifat Dina” në Rahovec, është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ishte nën ndikimin e alkoolit dhe kishte sulmuar viktimën mashkull me disa tulla.

Bëhet e ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë...

Bashkimi një hap më afër finales

Bashkimi përgjigjet fuqishëm në Prizren, duke mposhtur Borën 88-73 dhe duke kaluar në epërsi 2-1 në serinë gjysmëfinale. Bora e nisi më mirë çerekun e...

Lajmet e Fundit