Testohen 12 punëtorë të shëndetësisë së Spitalit të Prizrenit, nuk janë prekur nga koronavirusi

Dymbëdhjetë punëtorëve shëndetësorë të Spitalit të Prizrenit, u është bërë testi i diagnostikimit për COVID 19 .

Rezultatet e tyre kanë dalë negativ, përjashtuar të një punëtori ndihmës, i cili ka dalë pozitiv.

Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren, Fadil Kryeziu, tha se testet e punëtorëve shëndetësor të spitalit janë bërë dje.

“Ky është një lajm i mirë për shëndetësinë e Prizrenit”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”.

Sipas tij, këto rezultate tregojnë se mjekët e Spitalit të Prizrenit, janë treguar të kujdesshëm në ruajtjen e shëndetit të pacientëve, por edhe të tyre.

Spitali i Prizrenit është mobilizuar, pas shfaqjes së pandemisë.

Në këtë institucion shëndetësor, po trajtohen disa pacientë me virusin COVID 19.

Drejtori i Spitalit, Afrim Avdaj, tha se janë marrë të gjitha masat mbrojtjes .

“E gjithë stafi përdorë masat mbrojtëse”, tha Avdaj.

Përgjegjësia janë është të jemi në kontakt me pacientin me të gjitha pasojat eventuale”, shprehet ai.

Federata e Sindikatave të shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në regjionin e Prizrenit, deri më tash janë prekur nga koronavirusi dy punëtorë shëndetësor, kurse tetë janë vetizoluar. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit