16.4 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Komuna e Prizrenit lë brendimin e qytetit në mëshirë të tenderëve

Komuna e Prizrenit më 17 mars 2020 ka shpallur procedurë të hapur tenderuese për projektin “Krijimi dhe mirëmbajtja e brendit për qytetin e Prizrenit”, duke mos i përfillur rekomandimet e dhëna për brendim, të paracaktuara në Planin e Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit 2019-2028.

Për më tepër kjo thirrje përcakton vetëm kriteret financiare të cilat duhet t’i përmbushin operatorët potencial ekonomik dhe nuk i ka për bazë kriteret esenciale profesionale të përcaktuara nga dokumenti i lartcekur lidhur me brendimin e qytetit të Prizrenit.

Brendimi i një vendi, duke përfshirë marketingun dhe promovimin e tij, është një proces i rëndësishëm i krijimit të imazhit të një tërësie kompozicionale, duke pasur për qëllim identifikimin dhe vënien në pah të potencialeve kryesore të qytetit për komunitetin dhe për publikun e jashtëm të synuar.

Si i tillë, RrOK konsideron që brendimi duhet të jetë një dokument i besueshëm, i matshëm dhe i prekshëm në mënyrë që të fuqizojë aspektin identitar të qytetit të Prizrenit, ashtu siç e përcakton edhe Plani i Menaxhimit.

Në qershor të vitit të kaluar është përmbyllur konsultimi publik përfundimtar i Planit të Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit 2019-28, një plan i përpjekjeve shumë vjeçare të institucioneve dhe shoqërisë civile të Prizrenit për mbrojtjen dhe zhvillimin e qendrës historike të qytetit.

Ky plan, i iniciuar dhe financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve dhe i përkrahur nga Komuna e Prizrenit dhe i zbatuar nga Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren, që ende nuk është miratuar nga Kuvendi i Komunës, trajton si kapitull të veçantë temën e brendimit të qytetit të Prizrenit. Në këtë kapitull theksohet se përpilimi i detyrës projektuese të konkursit për brendim të qytetit duhet bazuar në hapat në vijim: 1. Hulumtimi i materialeve arkivore rreth brendimit të qytetit të Prizrenit, me fokus në mbledhje të informatave për këto fusha: aktivitetet kulturore, trashëgimia kulturore dhe shpirtërore dhe vlerat ambientale; 2. Hapja e konkursit (ndërkombëtar) më shifër për metodologji të brendimit; 3. Organizimi i punëtorive specifike tematike për brendim të qytetit dhe formulimin e narracionit kolektiv sipas fushave të mësipërme; 4. Aplikimi i metodave të ndryshme të gjithëpërfshirjes qytetare në tematikë të brendimit (pyetësor në terren, pyetësor online në ueb faqen e komunës, konkurs fotografie, dhe konkurse tjera të ngjashme gjithëpërfshirëse etj); 5. Dizajnimi dhe zhvillimi i brendit (përfshirë anën tekstuale, konceptuale dhe pamore); 6. Dizajnimi i elementeve dhe shenjave urbane bazuar në brendimin e përgjithshëm të qytetit (përfshirë edhe shenjat orientuese për këmbësorë për trashëgimi kulturore e natyrore); 7. Aplikimin e brendit në mediume të ndryshme dhe target audienca të ndryshme dhe 8. Monitorimi i brendit dhe menaxhimi. Për dokumentin e plotë të PMQHP dhe kapitullin e brendimit (fq.197-207) shih vegëzën në vijim: https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=40669

Bazuar në faktet listuara më sipër, RrOK bën thirrje që të ri-shqyrtohet lënia në dorë e procesit të brendimit në duart e operatorëve ekonomik dhe i bën thirrje Komunës së Prizrenit që të përqendrohet në rekomandimet e dala nga Plani i Menaxhimit, duke krijuar mundësi për përfshirjen e komunitetit, profesionistëve dhe shoqërisë civile në këtë proces të rëndësishëm për qytetin.

RrOK konsideron se Komuna e Prizrenit duhet të hartojë një proces gjithëpërfshirës të hartimit të procesit të brendimit të qytetit dhe jo ta reduktojë vetëm në një tender të formës së dizajnit grafik. Procesi i brendimit duhet të jetë fillimisht proces i hapur e transparent me publikun dhe më pas të përfundojë apo kulmojë me interpetimin grafik të saj. Prandaj kërkohet nga Komuna e Prizrenit që urgjentisht të anulojë këtë aktivitet të prokurimit, ku afati për dorëzimin e ofertave ka qenë 6 prill 2020.

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Shpërthen zjarr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar

Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” dhe “Ekrem Rexha” ka shpërthyer zjarr. Fatmirësisht nga ky rast nuk është lënduar askush,...

Lajmet e Fundit