6.3 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Posta zgjeron gamën e shërbimeve

Për të qenë sa më afër nevojave dhe kërkesave të qytetarëve, Posta e Kosovës ka zgjatur orarin e punës edhe të tri  Zyrave Postare, duke filluar nga dita e nesërme, 18 prill 2020. Kështu thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

1.Në Prishtinë, Zyra Postare në lagjen “Kodra e Diellit”,  do të punojë nga ora 08:00-19:00.

2.Në Podujevë, Zyra Postare në rr. “Zahir Pajaziti, nga ora 08:00-22:30.

3.Në Vushtrri, Sheshi “Dëshmorët e Kombit”, nga ora 08:00-22:30.

“Siç ju kemi njoftuar, para dy ditësh, në shtatë qytetet kryesore të Kosovës e kemi zgjatur orarin e punës me nga një zyrë postare nga 08:00 – 22:30, në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Gjilan dhe në Ferizaj. Informatat shtesë i gjeni në këtë faqe të facebook-ut të Postës. Ndërkaq, nga e martja (21 prill 2020) do të rrisim edhe më tej numrin e zyrave postare që do të punojnë me orar të zgjatur. Punonjësit e Postës së Kosovës do të ju sherbejnë me përkushtim, në çdo komunë, në çdo kohë! Ju mirëpresim!”, thuhet ë njoftim.

Më Shumë

70 vjet jetë, një mision që vazhdon

Sot kremton ditëlindjen e 70-të prof. dr. Nexhmi Hyseni, themeluesi i kirurgjisë moderne pediatrike në Kosovë – mjeku që i kushtoi jetën shëndetit të...

Dëmtohet fusha nga mjetet piroteknike në ndeshjen Liria–Trepça ’89

Sot në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, gjatë ndeshjes së Ligës së Parë, ndërmjet Lirisë dhe Trepçës ’89, u dëmtua fusha me bari artificial...

Lajmet e Fundit