6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Joshua përkrah idenë për një meç me Furyn pa praninë e shikuesve

Anthony Joshua është shumë i hapur ndaj idesë për t’u përballur me Tyson Furyn pa praninë e shikuesve.

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionit, Joshua, do të pranonte të ndeshjes në palestër të zbrazët, nëse ky është opsioni i vetëm.

Meçet e ardhshme të Joshuas dhe Furyt janë në rrezik për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Fury, që mbanë titullin e botës në një version të madh, duhet të përballet me Deontay Wilderin në tetor. Ai e mposhti Wilderin për të fituar titullin e botës. Ndërkohë Joshua ka gjasë të takohet me Kubrat Pulevin në korrik për titull në versionet WBO, IBF, IBO dhe WBA.

Joshua do të preferonte të përballej me Furyn para një numri rekord shikuesish. Besohet se një meç i tyre do të mblidhte 80 deri në 90 mijë shikues në Wembley, në kushte normale.

“Nëse Eddie Hearn do të thoshte se ia ka dalë të sigurojë një luftë me Tyson Furyn, por pa shikues në arenë, unë do të pranojë atë”, ka thënë Joshua për DAZN.

“Nëse nuk do të pranoja tani, mendoj se Tyson Fury nuk do të jetë përreth në kohën kur shfaqjet në sallat e mëdha do të mundësohen. Duhet të pranoj mundësinë derisa ajo ekziston. Në aspektin ekonomik po marr goditje të mëdha si e gjithë bota. Përfundimisht do të boksoja për dashurinë që kam ndaj sportit”, ka thënë ylli i boksit.

Joshua ka lënë të kuptohet se mungesa e shikuesve do të ndikonte në paraqitjen e tij.

“Kur lufton para 80 mijë personave, ndikimi psikologjik, ndikimi në vetëbesim, është shumë i madh. Ndikon në paraqitje. Unë performoj për masën. Do të ishte vështirë të boksohej pa masën e njerëzve. Por fitorja është fitore dhe ajo mbetet në histori”.

Më Shumë

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në...

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Lajmet e Fundit