17.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Mustafa: LDK-ja e gatshme për formimin e qeverisë së re

Kryetari i Lidhjes Dmeokratike të Kosovës Isa Mustafa ka thënë se në rast se i ofrohet e drejta për të formuar qeverinë e re kjo parti është e gatshme, raporton Ekonomia Online. Ai kathënë se VV-ja duhet ta pranojë apo refuzojë dhënien e emrit të mandatarit. Mustafa ka thënë se ende nuk e kanë emrin e kandidatit pë kryeministër nga kjo parti, por ka thënë se do të gjejnë një zgjidhje të mirë.

“Ne sot e kishim një takim tonin dhe jo mbledhje të kryesisë për një konsultim me bashkëpunëtorët , në mënyrë që të analizojmë rezultatin e deklarimit se ne qoftë se përmbushen të gjitha kushtet dhe na ofrohet e drejta e mandatit që në si parti e dytë e dalë nga zgjedhjet ta bëjmë qeverinë atëherë do të shohim cilat janë rrugët më të mira”, tha Mustafa.

Mustafa tha se kanë përkrahjen e Këshillit të Përgjithshëm  dhe 108 persona janë pro këtoj koalicioni.

“Ne kemi marr përkrahje nga anëtarët e Këshillit dhe 108 kanë votuar për mundësinë e një koalicioni të tillë. 6 anëtarë kanë qenë kundër, sepse nganjëherë në parti vlerësohen edhe qëndrimet kundër. Një përkrahje e kemi dhe kjo nuk do të thotë që pse është përkrahje të bëjmë një koalicion. Ne presim deri sa VV-ja ta refuzojë apo ta caktojë mandatarin. Mendojmë që qeveria duhet të ketë përfaqësim të grave dhe objektivat themelore duhet të jenë për përballim të Coronavirusit dhe procesit të dialogut Ne konstatuam se kemi një disponim dhe kemi njerëzit më të mirë dhe profesional por, gjithmonë duke i respektuar hapat e kushtetutuës”, tha Mustafa.

Mustafa komentoi edhe mospjesëmarrjen e Vjosa Osmani. Ai ka thënë se Osmanin nuk po e përjashtojnë sepse ajo vete ka deklaruar që është kundër këtij koalicioni.

Mustafa më tutje ka theksuar tha se ende nuk e kanw emrin e kandidatit  për kryeministër.

“Vjosa Osmanin nuk po e përjashtojmë. Ajo është deklaruar publikisht dhe ajo nuk e ka përjashtuar veten dhe ka qenë kundër mocionit dhe nuk është për një koalicion të tillë. Emrin për kryeministër nuk e kemi akoma dhe kur vjen koha ne do ta sqarojmë emrin. Unë do të bëjë përpjekje që zgjidhja të jetë më e mira. Jemi të interesuar qe mos të shkojmë në zgjedhje në këtë kohë të pandemisë por të formohet qeveria”, shtoi Mustafa.

Isa Mustafa i mbledh bashkëpunëtorët e ngushtë në ora 13:00

Burime të T7 kanë thënë se prej orës 13:00, kreu i LDK’së, Isa Mustafa, do të mbajë mbledhje me dy nënkryetarët, Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin. Vjosa Osmani, që ka të njëjtën pozitë, ka thënë se nuk e kanë ftuar në takim.

Takimi vjen një ditë pasi presidenti Hashim Thaçi tha se këtë javë do ta japë mandatin për formimin e Qeverisë së re.

Një nga nënkryetarët e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk e ka asnjë informacion rreth një takimi të tillë dhe thotë se nuk e ka ftuar askush në mbledhje.

“Jam tërësisht e painformuar unë sapo e dëgjova që qenka edhe një takim tjetër sot lidhur me këtë përpjekje në të cilën unë nuk jam ftuar por që nuk është asgjë e re ka një kohë të gjatë edhe para mocionit ka shumë takime që nuk jam ftuar nuk jam konsultuar besoj që edhe ju mund të keni më shumë informata, për refuzimin duhet t’i pyesni personat që janë të kyçur në këtë temë, skam diskutuar në askënd askush ska diskutuar me mua”, ka deklaruar Osmani para mediave.

Presidenti Thaci pritet që nga nesër të marrë veprime, ashtu që LDK të madatohet për krijimin e Qeverisë së re, pasi Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, nuk ia ka dërguar atij një mandatar të ri. /Express/

Më Shumë

E rrahën një person dhe e futën me forcë në veturë, arrestohen katër burra në Prizren

Katër burra janë arrestuar në Prizren pasi që të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht një person. Sipas policisë, të dyshuarit e kanë...

Pas 24 viteve martesë, çifti nga Prizreni bëhen prindër të binjakëve

Pas 24 viteve martesë, një çift nga Prizreni janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë binjakë. Gjinekologu që përcolli lindjen e binjakëve, foli për...

Lajmet e Fundit