Në pikun e pandemisë, Shqipëria ka “pikun e suksesit”

Ekrani gjerman “Mare TV”, i kushton këtë herë, një program të tërë bregdetit shqiptar.

“Bregdeti shqiptar, sekreti i bukur e Europës”, një dokumentar kushtuar bregdetit shqiptar, ka arritur kuota rekord të këtij programi në raport me shikueshmërinë, në 9.2 për qind të totalit të ndjekësve të ekraneve gjermane.

“Mare TV” është një institucion në formimin e opinionit turistik gjerman në televizionin NDR, televizioni publik gjerman për Veriun, i ndjekur kudo në Gjermani, Austri dhe Zvicër.

Në kushtet e pandemisë globale, ky program është një marketing i jashtëzakonshëm i Shqipërisë turistike, për efektet e pritshme pas zbutjes së masave dhe rifillimit të udhëtimeve.

Producenti lokal, gazetari Nolian Lole dhe kolegu gjerman Steffen Schneider e treguan Shqipërinë, pikërisht bregdetin jonian, nëpërmjet njerëzve që jetojnë dhe punojnë pranë detit.

“Një numër i konsiderueshëm turistësh vizitojnë vendet ku kamera e “Mare TV” shkon dhe i zbulon. Pamje të mahnitshme të brigjeve joniane, janë një ftesë e hapur për shikuesit për të ardhur në Shqipëri”, është shprehur, ministri i Turizmit.

Falë audiencës rekord të këtij dokumentari, trupa e “Mare TV” thotë se, po planifikon një seri të dytë, për dokumentimin e bregdetit shqiptar, këtë herë nga Laguna e Karavastasë deri në kufi me Malin e Zi.

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit