Veseli: Vetëvendosja kërkoi koalicion me PDK-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të formohet një koalicion me PDK-në.

“Vetëvendosja kërkoi këto ditë koalicion me PDK-në”, ka thënë Veseli në një intervistë për “Reporteri”, që do të transmetohet sonte.

Kryetari i PDK-së disa herë e ka bërë të qartë se këtë mandat partia e tij do të qëndrojë në opozitë, për shkak se doli e treta në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar.

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Dragashi nis përgatitjet për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës 2026

Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat...

Lajmet e Fundit