9.5 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Ronaldo i ka disa fjalë për Cristiano Ronaldon

Para se bota të njihte Cristiano Ronaldon, i vetmi Ronaldo në qarkullim që magjepste të gjithë rruzullin ishte Luis Nazario Da Lima.

I njohur edhe si “Fenomeni”, ai mahniti gjatë karrierës së tij duke u bërë idhull i shumë fëmijëve në të gjithë globin dhe shumëkush e ka cilësuar si sulmuesin më të kompletuar të futbollit modern, të ndalur për fat të keq vetëm nga dëmtimet e njëpasnjëshme që i shkurtuan karrierën.

Sa herë që përmendet emri Ronaldo, për brezat që e kanë parë atë të luajë, është e sigurt se ai është “origjinali” e jo portugezi që ndoqi hapat e tij te Real Madrid duke e marrë si shembull.

“Duhet të jetë bezdisëse për Cristianon që njerëzit thonë se unë jam Ronaldo origjinal. Njerëzit nuk mund të krahasohen, Cristiano do të mbetet në historinë e futbollit për golat dhe vazhdimësinë që ka pasur. Ai do ta mbyllë si një ndër më të mirët. Ai, si Messi, si të tjerë”, shpjegoi vetë Ronaldo në një bashkëbisedim në rrjetet sociale me Fabio Cannavaron ku ai kaloi edhe disa nga etapat e viteve në Itali.

Më Shumë

Liria bie nga Kupa, Munishi debuton me humbje

Liria e Prizrenit është eliminuar nga Kupa e Kosovës pas humbjes 2:1 ndaj Gjilanit në ndeshjen e zhvilluar sot. Ekipi prizrenas, nën drejtimin e...

Nuk hyri në qeveri, reagon Duda Balje

Deputetja e Republikës së Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pasi nuk mundi të hyjë në qeverinë “Kurti 3”. Balje, përmes një postimi në facebook ka...

Lajmet e Fundit