Latifi: Rahoveci vazhdon të mbetet i paprekur nga Covid-19

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka bërë të ditur se kjo komunë nuk ka asnjë të prekur nga koronavirusi.

Latifi njoftoi se 24 personat nga Krusha e Madhe që u testuan pas kontaktit me shitësit e fidaneve nga komuna e Malishevës rezultuan negativ me Covid-19.

”Sapo jam informuar se nga 24 mostrat e marra nga IKSHPK nga qytetarët e Krushës së Madhe me rrethinë, të cilët kanë qenë të vetizoluar pas kontaktit me shitësin e fidaneve nga komuna e Malishevës, i infektuar me koronavirus, të gjithë kanë rezultuar NEGATIV. Pra, deri më tani nuk kemi asnjë rast me COVID-19 pozitiv në komunën tonë “.

Njoftimi i plotë:

Më Shumë

Zyrtare: Adrio Bailey, përforcimi më i ri i Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për edicionin e ri. “Mirë se vjen, Adrio Bailey!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit