Haskuka mesazh në Ditën e Tokës: Mos ta ngufasim natyrën me plastikë e mbeturina

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm, që vjen edhe në një kohë të vështirë kur vendi po përballet me COVID-19.

Në një postim në Facebook, Haskuka shkruan se kjo pandemi na bërë që të vlerësojmë më shumë natyrën dhe ambientin.

“Me shpresë që patriotizmi ynë të kthehet në dashuri për lumenjtë, pyjet dhe gjelbërimin. Mos ta ngulfasim natyrën me plastikë e mbeturina, e mos t’i djegim malet tona”, shkruan ai ndër të tjera, transmeton PrizrenPress.

Mesazhi i Haskukës:

Të gjithëve na mungojnë rrugët, sheshet dhe natyra e Prizrenit.

Me shpresë që këtë pandemi do ta tejkalojmë të gjithë së bashku dhe t’i kthehemi bashkë jetës dhe natyrës.

Me shpresë që kjo pandemi na bënë që të vlerësojmë më shumë ato që i kemi neglizhuar shumë, natyrën dhe ambientin.

Me shpresë që patriotizmi ynë të kthehet në dashuri për lumenjtë, pyjet dhe gjelbërimin. Mos ta ngulfasim natyrën me plastikë e mbeturina, e mos t’i djegim malet tona.

Urime 22 prilli, Dita Ndërkombëtare e Tokës!

Fotografia e Mytaher Haskuka

Më Shumë

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Lajmet e Fundit