Hoti: Përballja me pandeminë dhe rimëkëmbja ekonomike, sfidat e para të qeverisë së re

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Avdullah Hoti, tha se sfida e parë që do të përballet Qeveria e re e Kosovës, do të jetë pandemia Covid-19.

“Kjo qeveri po krijohet në rrethana specifike gjatë pandemisë dhe zhvillimeve politike. Kemi hyrë në koalicion me marrëveshje të qartë por na u desh me dalë, për arsye që i dijnë të gjithë. Unë kam marrë besimin e LDK-së për të ndërtuar qeverinë e re. Sfidën e parë do ta ketë menaxhimin e pandemisë dhe e dyta, rimëkëmbjen e ekonomisë. Pasojat nga pandemia do të jenë bukur të mëdha”, tha Hoti.

Krahas kësaj, shtoi Hoti, çështja e dialogut është çështje “që do të përballemi menjëherë”.

“Dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës”, tha Hoti.

Më Shumë

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit