Shkaku i izolimit, bari mbin në rrugën me kalldrëm në Prizren

Për shkak të moslëvizjes së njerëzve, në Prizren ka filluar që rrugët e kalldrëmit t’i mbulojë bari

Pandemia koronavirus që ka përfshirë botën, por edhe Kosovën ka bërë që të mos ketë lëvizje nëpër rrugët kryesore të qyteteve, pasi që njerëzit po qëndrojnë në shtëpi për t’u mbrojtur nga ky virus.

Nga virusi është prekur edhe qyteti i Prizrenit, ku deri tani janë konfirmuar 37 raste pozitive me koronavirus.

E si pasojë e kësaj, në këtë qytet po respektohen rregullat e Qeverisë që janë vendosur për luftën kundër COVID-19.

Njëra nga to është edhe ndalimi i lëvizjes së lirë jashtë shtëpive, ku për çdo person është e caktuar lëvizja prej 90 minuta, e që është paraparë me numrin e parafundit personal.

Shkaku i moslëvizjes së njerëzve, në shatërvanin e Prizrenit bari ka filluar që të mbulojë rrugët e kalldrëmit në qytet.

Më poshtë keni disa fotografi që janë publikuar në rrjetet sociale së fundi.

 

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit