FMN-ja, e gatshme ta ndihmojë Kosovën me financim shtesë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, kanë mbajtur një takim virtual me drejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar të Departamentit për Evropë, Poul M. Thomsen. Gjatë këtij takimi, shkruhet në komunikatën për medie, është diskutuar për gjendjen aktuale të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka siguruar mbështetje të konsiderueshme përmes Instrumentit për Financim të Shpejtë, në vlerë prej 52 milionë eurosh për Kosovën. Duke monitoruar për së afërmi zhvillimet në Kosovë, FMN-ja do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për t’iu përgjigjur sfidave me të cilat do të ballafaqohet ekonomia e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Mehmeti dhe Bislimi e njoftuan Thomsen për zhvillimet e fundit ekonomike në Kosovë dhe për masat e marra e ato që kanë planifikuar t’i marrin lidhur me zbutjen e krizës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

“Rrjedhimisht masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Banka Qendrore janë vlerësuar si të përshtatshme dhe masa të cilat do të mund të kontribuojnë për t’u ballafaquar me tronditjet e shkaktuara nga COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, u theksua se rënia e ekonomisë do të jetë në nivel global, por se rënia e ekonomisë në Kosovë do të jetë më ulët në krahasim me ekonomitë më të zhvilluara.

“Gjatë këtij takimi u theksua se situata e shkaktuar nga COVID-19 këtë vit do të rezultojë në rënien e të gjitha ekonomive në nivel global. Megjithatë, rënia e ekonomisë në Kosovë dhe ekonomive në zhvillim, në përgjithësi do të jetë më e ulët në krahasim me atë që pritet në ekonomitë e zhvilluara. Ekonomia e Kosovës ka pasur rritje solide ndër vite dhe shëndeti i sektorit financiar është i qëndrueshëm”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa u diskutua edhe për sfidat në të ardhmen në ekonomi e me fokus edhe në mundësinë e rimëkëmbjes së ekonomisë.

“Fokus të posaçëm në diskutim kishin edhe sfidat që gjenden përpara, pas tejkalimit të pandemisë dhe mundësitë për rimëkëmbje ekonomike. Rrjedhimisht, z. Thomsen shprehu gatishmërinë që FMN të ndihmojë Kosovën me financim shtesë nëse do të jetë e nevojshme në fazat e mëvonshme. Guvernatori Mehmeti dhe ministri në detyrë Bislimi falënderuan z. Thomsen për përkrahjen dhe qasjen proaktive dhe i siguruan bashkëpunim të ndërsjellë në raport me adresimin e sfidave me të cilat po ballafaqohet Kosova në këtë kohë pandemie”, thuhet në komunikatë. /Epoka e re/

Më Shumë

Trupa amerikane “Magnificat” mahnit publikun prizrenas me baletin “Stratagem”

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren u mbush mbrëmë me art dhe emocione nga performanca e trupës profesionale të baletit “Magnificat” nga Shtetet e Bashkuara...

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

Lajmet e Fundit